Shqiperia

From GFCM Regional Repository of National Legislation (GFCM-lex)
Al.png
Map with Albania.png


Kryeqyteti Tirane
Gjuha zyrtare Shqip
Zona Ballkani Perëndimor
Zonë detare Deti Adriatik (Zona 37, GSA 18)
Institucionet e referencës GFCM të përfshira në sektorët e peshkimit dhe akuakulturës Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Numri i anijeve - Peshkim: 720 mjete lundruese (100%)

- Peshkim artizanal: 495 varka (69%)

Numri i punëtorëve / Përqindja - 3 510/100%

- Peshkim:

peshkim bregdetar artizanal - 1 100 peshkatar

peshkim artizanal ne ujerat e brendshme - 1 410 peshkatar

peshkim tregtar - 1 000 peshkatar

- Akuakulturë: 620 punonjes

Prodhimi mesatar në ton - 7 810 ton (totali i zënieve detare dhe ujera te brendshme):

- 4 520 ton peshkim tregtar

- 2 840 ton peshkim artizanal ne ujerat e brendshme

- 440 peshkim bregdetar artizanal

- Akuakulturë: 9 000 ton

Prodhimi total -Peshkimi: 7 810 (totali i zënieve detare dhe ujera te brendshme)

- Akuakulturë (numri i fermave të peshkut): 9 000 (46 ferma)

Tregtimi i produktit të peshkut (importet dhe eksportet) në ton / në vlerë (€) - Import 25 635 ton 82,18 milion €   

- Eksport 16 332 tonë 10,2 milion €   

Top 5 speciet më të rëndësishme - Peshkimi: açuga, sardele, baruni, merluci dhe karkaleci roze i thellësisë

- Akuakultura: koce, levrek, trofta ylbere dhe midhje mesdhetare

Burimi: Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2020.

SFONDI INFORMUES PER VENDIN

Sfondi Historik

Duke filluar nga vitet 1920, veçanërisht gjatë sundimit të qeverisë së Zogut, të dhënat për aktivitetet e peshkimit në Shqipëri u bënë më gjithëpërfshirëse dhe u shoqëruan me dokumente se si të përdoren burimet ujore për peshkimin, për sigurimin e përfitimeve nga peshkimi për personat juridikë vendas, të huaj, etj.

Në vitet 1930, peshkimi në nivelin qendror rregullohej nga Ministria e Financave dhe ujrat e brendshme nga pushteti vendor, i cili kishte ato në varësinë e tij ligjore. Ministria e Financave ndau rajonin e peshkimit në Shqipëri në disa rajone, dhe të drejtat e peshkimit jepeshin me ankand për secilën zonë për një ose për dy vjet. Në ato vite, qeveria shqiptare miratoi disa ligje shumë të rëndësishme në lidhje me mënyrën e përdorimit të këtyre ujërave për peshkim, si dhe ligjin për koncesionet. Ky ligj lejonte përdorimin për një periudhe kohe të kufizuar të ekosistemeve ujore për peshkim si dhe tregtimin e produkteve nga ndërmarrjet private. Ai përfshinte detyrimet financiare ndaj shtetit dhe punës (peshkatarëve) si dhe strukturat hidraulike që duheshin krijuar për të peshkuar ne lagunë (dajlanet) apo dhe mirembajtjen e kanaleve te komunikimit etj.

Gjatë viteve 1948-1952 peshkimi ishte përqendruar në liqenet natyrore dhe lagunat bregdetare, ndërsa peshkimi detar ishte shumë i kufizuar – me sanalle të vogla pa motor në zonat e Durrësit, Vlorës, Shengjinit dhe Sarandës.

Kooperativa e parë e peshkimit u themelua në vitin 1947 në Durrës, e ndjekur nga kooperativa të tjera në Shkodër, Nartë, Lezhë, Prespë etj, pra kryesisht në lagunat bregdetare dheliqenet natyrore.

Peshkimi detar filloi në fund të viteve 1950 dhe përbëhej kryesisht nga anije peshkimi me një kapacitet prej 80, 140 dhe 200 kuaj fuqi. Të gjitha këto anije peshkonin për sardele në detin Adriatik. Anijet e para të peshkimit fundor apo trata koçe(300 hp) u shfaqën në fillim të viteve 60’. Në vitin 1958 u hartua rregullorja e parë teknike e aktiviteteve të peshkimit. Në vitin 1967, anija e parë metalike e peshkimit me një kapacitet prej 80 hp u prodhua në kantierin detar në Durrës dhe në vitin 1971 filloi prodhimi anijeve me kapacitet 408 hp e më pas 575 hp, kryesisht për peshkim fundor. Në vitet 1970, flota e peshkimit shqiptar përbëhej nga 75 anije me trata koçe dhe me rrethim.

Me Dekretin 4293 u miratua ligji i parë "Për Peshkimin" më 31 Korrik 1967, i cili u shfuqizua me ligjin 6071 të 25 Dhjetorit 1979. Ai përcaktonte peshkimin në ujërat territoriale dhe të brendshme të Shqipërisë dhe përbëhej nga 10 artikuj vijues:

Permbajtja e Dekretit No. 4293 “Për Peshkimin” i 31 Korrikut 1967
Neni 1 shpall pronësinë shqiptare të burimeve ujore në ujërat saj territoriale dhe të brendshme
Neni 2 përcakton institucionet përgjegjëse për menaxhimin dhe organizimin e peshkimit
Neni 3 rendit të drejtat e institucioneve të përmendura në nenin 2. Peshkimi tregtar dhe mbledhja e midhjeve i nënshtrohet autorizimit individual
Neni 4 shpall peshkimin falas
Neni 5 përjashton individë dhe organizata të huaja nga aktiviteti i peshkimit tregtar në ujërat territoriale dhe të brendshme
Neni 6 administron aktivitetet e peshkimit të rezervave peshkore
Neni 7 lidhet me autoritetin e kontrollit nga inspektorët e autorizuar
Neni 8 përshkruan krimet dhe gjobat
Neni 9 shfuqizon dekretin 4293 "Për peshkimin" të 31 korrikut 1967
Neni 10 përcakton datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji

Në 1975, u hartua një rregullore tjetër e Peshkimit, e cila përfshinte gjithashtu elementet teknike të peshkimit detar. Në mbështetje të zhvillimit të akuakultures, qeveria miratoi në qershor 1979 vendimin për zhvillimin e troftikultures dhe një tjetër në 1986 (VKM Nr. 103) në lidhje me zhvillimin e kultures së krapit. Këto ishin më shumë vendime të planifikimit sesa rregullore teknike.

Legjislacioni aktual i peshkimit shqiptar filloi me miratimin e Ligjit Nr. 7908 mbi Peshkimin dhe Akuakulturën 1995, bazuar ne parimet e Kodit të sjelljes të FAO-së për Peshkimin të Përgjegjshëm. Ligji Nr. 7908 mbi Peshkimin dhe Akuakulturën 1995 u ndryshua nga:

Këto dispozita të reja përcaktojnë se numri i licencave të peshkimit përcaktohet nga qeveria në përputhje me planet e menaxhimit të peshkimit. Anijet e peshkimit duhet të licencohen nga Ministri pas miratimit nga bordi. E drejta për të peshkuar në ujërat e brendshme fitohet me konkurs të hapur. Për zonat e peshkimit që menaxhohen nga organizatat e peshkimit, kontratat duhet të nënshkruhen me organizatat përkatëse.

Zhvillimi i sektorit të peshkimit dhe angazhimi i Shqipërisë për të marrë pjesë në organizatat rajonale të administrimit të peshkimit, si dhe orientimi i vendit drejt BE, kërkuan një kornizë të re ligjore në përputhje me detyrimet e saj ndaj organizatave rajonale dhe përputhjes së legjislacionit kombëtar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Për këtë janë hartuar dy ligje të veçanta: Ligji për Peshkimin Nr. 64/2012 dhe Ligji Nr. 103/2016 për akuakulturën. Ligji për Peshkimin Nr. 64/2012 u miratua nga Parlamenti në 05/31/2012 dhe u nxor me Dekretin Nr. 7544 të 15 qershorit 2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ligji për Peshkimin Nr. 64/2012 u hartua me mbështetjen e BE-së, dhe kryesisht përputhet me rregulloret e BE-së (Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 1224/2009, Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 1967/2006, Rregullorja e Këshillit (KE ) Nr 1005/2008, Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 199/2008), si dhe me rekomandimet përkatëse të (GFCM/29/2005/1, GFCM/33/2009/8, GFCM/33/2009/7, GFCM/33/2009/2, GFCM/34/2010/2, GFCM/35/2011/4, GFCM/35/2011/5, GFCM/36/2012/2, GFCM/36/2012/3).

Që atëherë, janë bërë disa ndryshime në Ligjin për Peshkimin Nr 64/2012 në mënyrë që të përcaktohet roli dhe përgjegjësitë e inspektorëve të peshkimit e të vëzhguesve, si dhe marrëdhëniet e tyre të ndërlidhura (Ligji 80/2017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 64 / 2012 për peshkimin, të ndryshuar), si dhe organizimin dhe mbështetjen e peshkimit artisanal bregdetar (Ligji 4/2019), gjithashtu ne përcaktimin e një regjimi te menaxhimit te flotës (Ligji 42/2020).

Për zbatimin e plotë të Ligjit për Peshkimin Nr. 64/2012, janë miratuar katër aktet (VKM) përkatëse ligjore vijuese:

Instrumentet ligjore të miratuara
Akti juridik kombëtar
VKM Nr. 256, date 24.4.2019 "Për përcaktimin e rregullave për grumbullimin, menaxhimin e përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe mbështetjen për këshillimin shkencor për Strategjinë Kombëtare të Peshkimit" (Shfuqizon VKM 301, date10.4.2013)
VKM Nr. 302, datë 10 Prill 2013 "Vendosja e një sistemi për të parandaluar, shkurajuar dhe eleminuar peshkimin e paligjshëm, të pa raportuar dhe të parregulluar dhe krijimin e një skeme certifikimi të zenieve në peshkim"
VKM Nr. 402 e 8 majit 2013 "Për masat e menaxhimit për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve të peshkimit në Detin Mesdhe"te ndryshuar (VKM 476 30.7.2021)
VKM Nr. 407 e 8 majit 2013, që përcakton një protokoll kontrolli për të garantuar zbatimin e politikave dhe rregullave të menaxhimit në peshkim, te ndryshuar (VKM 330 2.6.2021)
VKM 719/2016 “Për menaxhimin e kapaciteteve të peshkimit tregtar dhe disa rregullime të mënyrës së funksionimit të regjistrit të anijeve të peshkimit” te ndryshuar (VKM 330 2.6.2021)
VKM Nr. 347, date 22.5.2019 "Për përcaktimin e kushteve dhe të procedurave të transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit tek organizatat e peshkimit, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe subjektet private"
VKM 464, date 3.7.2019 "Për procedurat për shitjen e parë të produkteve të peshkimit"
Rregulloret e BE -se Perkatese
Rregullore e Keshillit (KE) Nr 1967/2006,
Rregullore e Keshillit (KE) Nr 1005/2008 , Rregullore e Komisionit (KE) Nr 1010/2009 per zbatimin e Rregullores te Komisionit (KE) No 1005/2008
Rregullore e Keshillit (KE) No 1224/2009 dhe Rregullore Zbatuesete te Komisionit (BE) No 404/2011 per zbatimin e Rregullores te Keshillit (KE) No 1224/2009
Rregullore Zbatuesete te Komisionit (BE) 2017/218

Disa vjet më parë, Shqipëria miratoi "Strategjinë Kombëtare të Peshkimit" në VKM Nr. 701 të 12 Tetorit 2016, VKM Nr. 719 të 12 Tetorit 2016 për menaxhimin e aftësive tregtare të peshkimit dhe disa përmirësime në lidhje me funksionimin e regjistrit të peshkimit, dhe VKM Nr. 652, datë 10 nëntor 2017 "Heqja e TVSH-së për pajisjet e peshkimit, pajisjet mekanike dhe elektronike në anijet e peshkimit".

Hierarkia e ligjeve që përcaktojnë rëndësinë e secilit akt juridik brenda sistemit juridik shqiptar është:

1. Kushtetuta

2. Marrëveshjet ndërkombëtare

3. Ligjet

4. Vendimet e Këshillit të Ministrave

5. Urdhrat Ministror, Rregulloret

Pjesëmarrja në traktate ndërkombëtare, përfshirë anëtarësimin në ORMP përkatëse

Shqipëria i jep rëndësi të madhe Organizates së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha çështjeve kryesore në axhendën e saj. Shqipëria ka ratifikuar pothuajse të gjitha konventat që adresojnë mbrojtjen e mjedisit detar dhe burimeve të gjalla detare dhe është bërë anëtare e një numri të organizatave ndërkombëtare në këtë fushë.

Statusi i marrëveshjeve dhe konventave
Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit Anëtarësuar në 23/06/2003
Marrëveshja për Zbatimin e Dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit të 10 Dhjetorit 1982 në lidhje me Ruajtjen dhe Menaxhimin e Rezervave të Peshkut dhe të Peshqve Migratore [1]
Marrëveshja e pajtueshmërisë së FAO Pranohet në 08/11/2005
Marrëveshja për Masat e Shteteve Portuale Anëtarësuar në 07/04/2017

Si anëtar i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (GFCM) dhe është bërë anëtar i saj në 10 Prill 1991. Në 31 Mars 2008, Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtja e Tonit të Atlantike (ICCAT).

Anëtarësimi në ORMP përkatëse
Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun (GFCM) të FAO 10 Prill 1991
Komisioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Tonit tëAtlantik (ICCAT) 31 Mars 2008

Përcaktimet detare kombëtare

Zona bregdetare shqiptare ndodhet në pjesën jug-lindore të detit Adriatik dhe në pjesën veri-lindore të detit Jon, është e gjatë rreth 427 km; 273 km prej saj i përket pjesës Adriatik dhe 154 km në pjesën Jon. Ujërat territoriale shtrihen në 12 milje detare në det të hapur dhe përfshijnë një gamë të gjerë të thellësive të ujit dhe kushteve të substratit.

Ekziston një Marrëveshje midis Shqipërisë dhe Italisë për përcaktimin e shelfit kontinental të secilit prej të dy vendeve nga 18 dhjetori 1992 (në italisht).

Mbrojtja sociale ne sektorin e peshkimit dhe akuakultures

Politika për zbutjen e varfërisë, krijimi i kushteve që individët, familjet dhe fëmijët në situata të vështira të përballojnë efektet që shkakton varfëria, vulnerabiliteti dhe përjashtimi është prioritet kyç  i  Strategjisë  Kombëtare  të  Mbrojtjes  Sociale  2020–2023 (Miratuar me Vendim Nr. 866, datë 24.12.2019 ”Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale, 2020–2023, dhe të planit të veprimit në zbatim të saj”).  Ministria  e  Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) është institucioni përgjegjës për zhvillimin e politikave të Mbrojtjes Sociale në Republikën e Shqipërisë. Strategjia adreson objektiva të qartë dhe të matshëm për mbrojtjen sociale në Shqipëri. Ky dokument ka si qëllim të rishikojë dhe konsolidojë strategjinë aktuale të Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI 2015–2020), duke zgjatur harkun kohor të saj deri në vitin 2023. Ky dokument reflekton parimet themelore të një sistemi modern të mbrojtjes sociale. Strategjia reflekton angazhimet e Qeverisë Shqiptare në fushën e Mbrojtjes Sociale, duke synuar që t’i sigurojë çdo qytetari shqiptar, burrë, grua, djalë apo vajzë, pavarësisht të ardhurave, origjinës, moshës, gjinisë, etnisë, edukimit, orientimit seksual, identitetit kulturor, bindjeve politike e fetare, shërbime publike cilësore, të cilat rikonceptohen me prioritet familjen dhe duke adresuar “qasjen e ciklit të jetës”.

Emri i skemes per Mbrojtjen Sociale Aktet ligjore implementuese
Strategjia Kombëtare të Mbrojtjes Sociale, 2020–2023 Vendim Nr. 866, datë 24.12.2019 ”Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale, 2020–2023, dhe të planit të veprimit në zbatim të saj”)
Sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë
Sigurimi i Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë Ligji Nr. 10383, datë 24.2.2011 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë
Skema e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil) me përjashtim nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza Ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,

Ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar.

Vendimi nr. 612, datë 5.9.2012 “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat”,

Vendimi nr. 29, datë 14.1.2015 ‘Për përcaktimin e procedurave, të sasive, kushteve dhe kritereve të përjashtimit të anijeve të peshkimit nga taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit’,

Udhëzim nr.18, datë 15.6.2015 ‘Për procedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil) me përjashtim nga taksa e qarkullimit,taksa e karbonit dhe akciza’

Skema e përjashtimit nga taksat doganore dhe TVSH per veglat e peshkimit Ligjin nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërise’

Vendimin nr. 953, datë 29.12.2014 ‘Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “për tatimin mbivlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.

Mbështetja sociale

Skema e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil) me përjashtim nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza mbështet ne Ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, dhe Ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar.

Kjo skeme rregullohet nga Vendimi nr. 612, datë 5.9.2012 “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat”, Vendimi nr. 29, datë 14.1.2015 ‘Për përcaktimin e procedurave, të sasive, kushteve dhe kritereve të përjashtimit të anijeve të peshkimit nga taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit’, dhe Udhëzim nr.18, datë 15.6.2015 ‘Për procedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil) me përjashtim nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza’. Qellimi i kësaj skeme është furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil) duke i përjashtuar ato nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza. Nga kjo skeme mund e përftojnë te gjitha anijet e peshkimit te regjistruara ne Regjistrin e Anijeve te Peshkimit te cilat zotërojnë leje aktive peshkimi dhe dorëzojnë rregullisht librat e zënieve.

Skema e përjashtimit nga taksat doganore dhe TVSH per veglat e peshkimit mbështet ne Ligjin nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërise’ dhe Vendimin nr. 953, datë 29.12.2014 ‘Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “për tatimin mbivlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Kjo skeme mundesone blerjen e veglave te peshkimit duke i përjashtuar ato nga taksat doganore dhe TVSH.

Sigurimet Shoqerore

Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullon  marrëdhëniet  në  fushën  e sigurimeve shoqërore dhe shpjegon funksionimin e Skemes Kombetare per Sigurimet Shoqerore.

Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga:

a) sigurimet shoqërore të detyrueshme;

b) sigurimet shoqërore vullnetare;

c) sigurimet shoqërore suplementare;

d) pensionet e posaçme shtetërore;

e) pensionet sociale;

f) fondet profesionale dhe fondet e pensionit vullnetar.

Kjo skemë mbështet daljen në pension të personit në formën e pagesave/parave periodike për personat mbi një moshë të caktuar; Pensionet me aftësi të kufizuara te cilët nuk mund të punojnë rregullisht në asnjë punë; Pensionet që paguhen me vdekjen e një anëtari të familjes, që mbulojnë të gjithë popullsinë.

Ligji Nr. 10383, datë 24.2.2011 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,  përcakton dhe vendos mënyrën e zbatimit te skemës  së  sigurimeve  të  detyrueshme të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj përcakton statusin ligjor, strukturën, funksionet dhe veprimtarinë e Fondit të  Sigurimit  të  Detyrueshëm  të  Kujdesit  Shëndetësor,  i  cili  menaxhon  financimin  e  shërbimeve  të  kujdesit  shëndetësor  në  skemën  e  sigurimeve  të  detyrueshme të kujdesit shëndetësor.

Përfitues të kësaj skeme janë: Personat ekonomikisht aktivë, me banim të përhershëm në Shqipëri. Sigurimi   i   detyrueshëm   shëndetësor   mbulon,   gjithashtu,   kategoritë   e   mëposhtme  të  personave  ekonomikisht  joaktivë,  pagesa  e  kontributeve  të  të  cilëve  financohet nga Buxheti i Shtetit ose burime të tjera të  përcaktuara me ligj: a) personat që përfitojnë nga  Instituti i Sigurimeve Shoqërore; b) personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin përkatës; c)  personat  e  regjistruar  si  të  papunë-punëkërkues  në  Shërbimin  Kombëtar  të  Punësimit; ç) shtetasit e huaj azilkërkues në Republikën e Shqipërisë; d) fëmijët nën moshën 18 vjeç; dh) nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike;   e) kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta. ë)  viktimat  e  trafikimit,  sipas  identifikimit  të  bërë  nga  strukturat  e  Ministrisë  së Brendshme.

Ndërhyrje ne tregun e punës

PESHKIMI

Peshkim tregtar artizanal

Megjithëse nuk ka një përkufizim të përbashkët për peshkimin artizanal, Shqipëria ka miratuar ligjërisht përkufizimin e tij siç raportohet në nenin 4 "Përkufizimet", Pika 63 të Ligjit Nr. 64/2012 për peshkimin, i ndryshuar:

“Peshkimi tregtar artizanal ose peshkimi bregdetar në shkallë të vogël nënkupton peshkimin tregtar të kryer nga anije peshkimi me një gjatësi të përgjithshme më të vogël se 12 metra dhe me një motor më të vogël ose të barabartë me 56 kW (75 kf), duke mos përdorur mjete peshkimi tërheqëse, duke përfshirë rrjetat  për rrethim, tratë terheqese, apo draga hidraulike ”.

Në Shqipëri, peshkimi tregtar artizanal karakterizohet nga elementët e mëposhtëm:

Gjatesia e pergjithshme Ne metra (m) psh. 5,4 m ose 6,8 m si LOA
Tonazhi Ne ton psh. 0,8 ton ose 1 ton
Fuqia motorike psh Suzuki 40 hp, Evinrude 50 hp or Yamaha 25 hp
Rrjetat e perdorura Mrezha dhe njica, jo më shumë se 2 000 m në gjatësi dhe madhësinë e syzes se rrjetës 32 mm
Largësia nga bregu i zonave të peshkimit 1 deri 2 milje detare, bazuar ne certifikaten e regjistrit detar
Te dhenat e pronesise Emri I pronarit dhe adresa

Shqipëria ka zhvilluar mekanizma me të cilët peshkatarët e peshkimit artizanal mund të kontribuojnë në proceset e vendimmarrjes përmes pjesëmarrjes së tyre në organin këshillimor / konsultativ pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Peshkimit.

Vendimi përkatës i GFCM:

- Rezoluta GFCM/40/2016/3 mbi peshkimin e qëndrueshëm artizanal në zonën e  aplikimit të GFCM.

Peshkim çlodhës – argëtues

Peshkimi çlodhës – argëtuesi referohet aktiviteteve jo-komerciale të peshkimit që shfrytëzojnë burimet detare për kohën e lirë, për sport ose turizem. Neni 4 “Përkufizime”, Pika 64 e Ligjit Nr. 64/2012 për peshkimin.

Peshkimi çlodhës/ sportiv është i ndryshëm: ai përfshin kapjen / zenien e një sasie të llojeve të peshqve dhe organizmave të tjerë ujorë duke përdorur mjete dhe pajisje të lejuara për peshkim rekreativ / sportiv por pa qëllimin përfundimtar të shitjes / shkëmbimit ose tregetimit të peshkut ose të organizmave të tjera ujore të kapur / zene.

Në asnjë rast dhe për asnjë arsye, ushtrimi i peshkimit çlodhës - argëtues nuk duhet të ndërhyjë, të pengojë, të rrezikojë apo të vështirësojë peshkimin tregtar, në përputhje me nenin 38 mbi peshkimin rekreativ / sportiv të Titullit II "Peshkimi çlodhës – argëtues" i Ligjit Nr. 64/2012 për peshkimin.

Ekzistojnë tre kategori të renditura në Nenin 39 mbi Peshkimin çlodhës – argëtuestë Ligjit Nr. 64/2012 për Peshkimin:

Peshkimiargëtues Peshkim amator, peshkim i kohës së lirë, me grepa ose mjete të tjera, peshkimi jotregtar, i paorganizuar i palidhur me ngjarje ose gara të përcaktuara, pa mjete lundruese
Peshkimi Sportiv Peshkim sportiv, peshkim i organizuar që përfshin garimin e lirë midis peshkatarëve për të zënë individin (peshkun) më të madh të disa llojeve, numrin më të madh të individëve ose peshën më të madhe të përgjithshme në varësi të rregullave të çdo gare të veçantë
Peshkim turistik Peshkim turistik, peshkim i kryer nga peshkatarë profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit çlodhës, të konsideruar si palë e tretë, e cila organizon ekspeditat e peshkimit

Nuk ka ndonjë rregullore posaçërisht për peshkimin rekreativ. Sidoqoftë, ekzistojnë nenet 44 - 48 të Ligjit Nr. 64/2012 për peshkimin, të cilët rregullojnë pajisjet e peshkimit, ndalimet, kontrollin e autorizimeve dhe kampionatet e peshkimit dhe peshkimit sportiv

Artikuj të tjerë në Ligjin Nr. 64/2012 për peshkimin sigurojnë një kornizë ligjore për peshkimin në shkallë të vogël dhe organizimin e tyre, peshkimin rekreativ / sportiv, peshkimin për qëllime studimore dhe shkencore, organizatat e peshkimit, forma dhe anëtarësia, menaxhimi i infrastrukturës së peshkimit, mbledhja, menaxhimi dhe përdorimi i të dhënave, etj.

Regjimi i hyrjes në burimet e peshkimit

Skemat e autorizimeve dhe licencave

Paragrafët 6, 30 dhe 81 të nenit 4 "Përkufizimet" të Ligjit për Peshkimin Nr 64/2012 përshkruajnë autorizimin e peshkimit, licencën e peshkimit dhe sektorin e peshkimit.

Skemat e autorizimit të peshkimit dhe licencat bazohen dhe rregullohen nga:

Aktet juridike të lartpërmendura përshkruajnë mënyrën ligjore për të marrë licencat e peshkimit, kërkesat që duhet të plotësojë njësia ekonomike, përbërjen e komisionit të licencave të peshkimit, transparencën e procesit dhe dokumentet shoqëruese, si dhe rastet kur licencat mund të pezullohen ose autorizimi mund të tërhiqet.

Liçensat e peshkimit duhet të përmbajnë gjithashtu informacionin vijues: Numri i Regjistrit të Anijeve të Peshkimit (RAP), Emri i anijes së peshkimit, Viti i ndërtimit, Flamuri, Portit I ushtrimit te aktivitetit, numri i identifikimit të jashtëm, sinjali i thirrjeve në radio [IRCS (nëse ka)], Emri dhe adresa të pronarit ose personit juridik, Fuqia Motorike (kW), Pesha (GT), Gjatësia totale, Vegla kryesore e peshkimit, mjetet sekondare të peshkimit (nëse ka), Masat kufizuese të zbatueshme, metodat e peshkimit (fundor, pelagjik, me rrethim, peshkim artisanal me njica dhe/ose mrezha).

Nenet 33 dhe 36 të Rregullores Nr. 1 të 7 Marsit 2014 mbi zbatimin e Ligjit Nr. 64, datë 31 maj 2012 për peshkimin tregojnë kohëzgjatjen e vlefshmërisë së licencës së peshkimit dhe rrethanat në të cilat një licencë mund të anulohet ose tërhiqet.

Regjimi për licencat për peshkimin artizanal është dhënë në nenin 32, "Aplikimi dhe kërkesat për leje peshkimi në det", pika 2 / ii (a, b, c) të Rregullores Nr. 1 të 7 Marsit 2014 mbi zbatimin e Ligji nr. 64, datë 31 maj 2012 për peshkimin.

Regjimi për licencat e peshkimit rekreativ parashikohet në nenin 40 "autorizim për peshkim rekreativ / sportiv", nenin 41 "llojet e autorizimeve të peshkimit amator dhe turistik", nenin 42 "detyrimi për të kryer autorizimin e peshkimit rekreativ / të kohës së lirë" dhe nenin 43 " tarifa për autorizimin e peshkimit rekreativ / të kohës së lirë ” të ligjit nr. 64/2012 për peshkimin.

Mundësitë e peshkimit

Shqipëria nuk ka kuota peshkimi, përveç kuotave të tonit blu të përcaktuara nga rekomandimet e ICCAT. Aktualisht, kuotat shqiptare janë të ulta dhe i jepen dy anijeve me rrethim. Gjithashtu, ka një limit te përbashkët zëniesh te pelagjikeve te vegjël  ne detin Adriatik midis Shqipërisë dhe Malit te Zi. Duke filluar nga 2022 Shqipëria si anëtare te GFCM nuk duhet te tejkaloje  limitin e përbashkët te peshkimi te lejuar te përcaktuar ne Rekomandim i GFCM/44/2021/20 miratuar ne Urdhrin e Ministrit Nr. 11, datë 14.1.2022.

Vendimi përkatës i GFCM:

Ndryshimet e bëra me Ligjin 42/2020 përcaktojnëmbylljen e numrit tëliçensave për peshkimin tregtar industrial (pika 10 dhe 11 e nenit 30) dhe ne Urdherin e Ministrit Nr. 639 date 22.12.2021 ku përcaktohen limiti maksimal i ditëve te peshkimit te ndara sipas segmenteve te flotës qe mund te realizohen nga anijet fundore qe zene resurset kryesore fundore sipas Rekomandimit GFCM/44/2021/1.

Informacione të tjera të rëndësishme

Nenet 33 dhe 36 të Rregullores Nr. 1, date 7 Mars 2014 për zbatimin e Ligjit Nr. 64, datë 31 maj 2012 “Për Peshkimin” tregojnë kohëzgjatjen e vlefshmërisë së licencës së peshkimit dhe rastet e ndryshme kur një licencë mund të anulohet ose tërhiqet.

Masat menaxhuese dhe mbrojtese

Parimet kryesore të masave të ruajtjes dhe menaxhimit janë të përfshira në akte ligjore vijuese:

Vendimi përkatës i GFCM:

Kufizimet në kohe dhe hapesirë

Neni 4 "Përkufizimet" I Ligjit për Peshkimin Nr. 64/2012 përshkruan zonat e mbrojtura dhe të kufizuara të peshkimit.

Dispozitat në lidhje me kufizimet hapësinore përfshihen në akte ligjore vijuese:

Në përputhje me Rekomandimin GFCM/44/2021/20, Urdhri Ministror Nr. 11 i 14 janarit 2022 parashikon mbyllje hapësinore dhe kohore në lidhje me peshkimin e pellagjikeve të vegjël në Detin Adriatik.

Në përputhje me Rekomandimin GFCM/43/2019/5, Urdhri Ministror Nr. 216 i 29 majit 2020 (pika 6) parashikon mbyllje hapësinore dhe kohore në lidhje me peshkimin fundor në Detin Adriatik. Ndalohet peshkimi deri në gjashtë milje detare nga bregu per periudhen 1 Korrik deri 15 Shtator të cdo viti.

Vendimi përkatës i GFCM:

Neni 4 i Rregullores Nr. 1 të 7 Marsit 2014 për zbatimin e Ligjit Nr. 64, datë 31 maj 2012 për peshkimin gjithashtu përmban dispozita mbi ndalimet për kapjen e specieve të caktuara në periudha dhe zona të caktuara:

Neni 4 i Regullores Nr. 1 - Ndalimi i peshkimit të specieve të caktuara në periudha dhe zona të caktuara
Paragrafi Dispozita Kohëzgjatja
5 Trofta e egër (Salmo trutta) Nga 1 Nendori deri ne 1 Prill ne te gjitha zonat
6 Peshkimi për molusqet bivalvë është i ndaluar në periudhën vijuese
a) Vongole, kardium, fazolari Nga 15 qershori deri ne 15 Korrik
b) Kanoliket Nga 1 Prill deri 30 shtator
c) Telina Nga 1 Prill deri 30 Prill
d) Tartufet Nga 1 qershori deri 31 Korrik
7 Gjatë periudhave të ndalimit të gjuetisë, sipas pikës 6 më lart, lejohet të kryejnë aktivitete të peshkimit të autorizuar, pasi të heqin mjetet e peshkimit molusqeve bivalve
8 Ministria do të përcaktojë me urdhër të saj orarin e afatit të peshkimit te molusqeve
9 Ndalohet kryerja e veprimtarisë së peshkimit të molusqeve bivalve Gjatë gjithë vitit për ditët e shtuna, të diela dhe ditëve të festave zyrtare
10 Në raste të vecanta, brenda zonave të plazhit, ndalohet peshkimi për vongolave, kardiumit, fazolareve Nga Maj deri ne Shtator
15 Ndalohet çdo lloj aktiviteti peshkimi në bregun e jashtëm të Karaburunit, nga Kepi i Gjuhëzës te Rrugët e Bardha (Palasë) në distancë prej 1 milje detare nga vija bregdetare ose në izobatën 50 metra, atëherë kur kjo thellësi arrihet në një distancë më të vogël
16 Ndalohet hedhja e çdo lloj rrjete me rrethim në distancë më të vogël se 300 m nga bregu ose në një izobatë prej 40 metrash kur kjo thellësi arrihet në distancë më të vogël
17 Ndalohet peshkimi me trata tërheqëse (fundore ose pelagjike) në gjirin e Vlorës (i kufizuar në veri nga vija bazë prej kepit të Karaburunit deri në Treport)

Neni 202.b i Ligjit Nr. 44/2019 përcakton masa kundër veprimeve që shkelin kërkesat e legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura ose lejet dhe autorizimet e lëshuara nga autoritetet kompetente dhe duke shkaktuar përkeqësim serioz të një habitati të vendosur brenda një zone të mbrojtur mjedisore. Shkeljet e tilla dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Madhësitë minimale

Neni 10 i Ligjit për Peshkimin Nr. 64/2012, Kapitulli IV dhe Shtojca III i VKM Nr. 402, si dhe Rregullorja Nr. 1 japin informacion të detajuar në lidhje me madhësinë minimale të peshkut. Shtojca IV eVKM Nr. 402 përshkruan se si maten peshqit, molusqet dhe krustaceve.

Neni 3 - Madhësitë minimale të disa organizmave ujorë
1. Ndalohet peshkimi, transportimi, mbajtja në bord, zbarkimi, transporti, depozitim, ekspozimi dhe tregtimi I organizmave ujorë më të vegjël se sa përcaktohet më poshtë për speciet e mëposhtme:
Emri tregtar i specieve në shqip Emri shkencor i specieve Madhësia minimale
a) Peshqit
Merluci tripendësh Micromesistius spp., 20 cm
Qefujt Mugil spp., (Liza spp., Chelon spp) 16 cm
Dentalet Dentex spp. 25 cm
Vopa Boops boops 10 cm
Salpa Sarpa salpa 12 cm
Korbët Sciaena spp., Umbrina spp. 25 cm
Stavridat Trachurus spp. 12 cm
Gofat Seriola spp. 30 cm
Amet Lichia amia 30 cm
Pallamidi Sarda sarda 30 cm
Sardelet Sardinella aurita 11 cm
Shproti (papalina) Sprattus sprattus 10 cm
Kublat Alosa fallax 20 cm
Maridhat Spicara spp. 8 cm
Toni Thunnus thynnus 101 cm
Toni alalunga Thunnus alalunga 40 cm
Tonili Euthynnus alletteratus 30 cm
Peshku shpatë Xiphias gladius 100 cm
Peshku pëllumb Mustelus spp 30 cm
Rajat Raja spp. 30 cm
Skadhinat Squatina spp 40 cm
Peshqit elektrikë Torpedo spp. 30 cm
Ngjalë deti Conger conger 30 cm
Peshqit kitarrë Rhinobatos spp. 30 cm
Shojza Platichthys flessus 15 cm
Shkotrat Bothus spp. Arnoglossus spp. 30 cm
Rombet Scophthalmus spp. Psetta spp. Lepidorhombus spp. 30 cm
Jatagani Lepidopus caudatus 40 cm
Shtiza Sphyraena spp. 25 cm
Peshku kovaç Zeus faber 20 cm
Peshqit gjel Trigla spp. Aspitrigla spp. 15 cm
Henëza e detit (lopa) Lophius piscatorius 30 cm
Aterinat Atherina spp. 8 cm
Ngjala Anguilla Anguilla 25 cm
Trofta ylber Onchorhinchus mykiss 25 cm
Trofta e egër Salmo trutta fario 20 cm
Korani Salmo letnica 32 cm
Korani i verës Salmo letnica estivalis 30 cm
Belushka Salmothymus ohridanus 30 cm
Sharroku (perka) Perca fluviatilis 15 cm
Luçioperka Stizostedion lucioperca 30 cm
Gjuca (cironka) Alburnus spp. 10 cm
Njila (skobuzi) Chondrostoma spp. 15 cm
Skortët Rutilus spp. 12 cm
Mustakët Barbus spp. 25 cm
Mrenat Cobitis spp. 25 cm
Mlyshët Leuciscus spp. 15 cm
Bordullakët Gobius spp. 15 cm
Karasët Carassius spp. 15 cm
Krapi Cyprinus carpio 30 cm
Ballëgjerët Hypophthalmichthys spp. Aristichthys spp 30 cm
Amuri Ctenopharyngodon idella 30 cm
Pëllëmbëza Megalobrama amblycephala 20 cm
Açuga Engraulis encrasicolus 9 cm
b) Krustace
Karkaleci i detit Penaeus kerathurus 7 cm
Karkaleci violetë Aristeus antennatus 7 cm
Karkaleci i kuq Aristaemorpha foliacea 6 cm
c) Cefalopode
Kallamarët Loligo spp. 25 cm
Totanët Ilex spp. 30 cm
Sepia Sepia officinalis 20 cm
Oktapodi Octopus vulgaris 0.5 kg
d) Mollusqet bivalve
Midhja Mytilus galloprovincialis 5.0 cm
Tartufi i detit Venus verrucosa 2.7 cm
Telini Donax trunculus 2.2 cm
Vongola verace Ruditapes decussates 3.6 cm
Vongola filipinase Ruditapes semidecussatus 3.0 cm
Ostrea Ostrea spp. 6.0 cm
Biçaku Solen spp. 8.0 cm
Fasolari Challista chione 6.0 cm
2. Për peshqit me madhësi të vogël, të cilat kapen me rrjeta me rrethim, të tilla si sardele, acuge, cironka, lejohet të ketë deri në 20% të zenies totale nën dimensionet minimale përkatëse (paragrafi 1 i këtij neni), por jo më poshtë se 7 cm në gjatësi.
3. Në çdo aktivitet peshkimi lejohen molusqet bivalve me madhësi më të vogla se sa janë specifikuar, por jo më shumë se 10% te sasise, të llogaritura në bazë të paragrafit 1 të këtij neni.

Speciet e mbrojtura

Speciet e mbrojtura janë renditur në nenin 9 "Llojet e mbrojtura të peshkut dhe organizmat detarë" dhe nenin 37 "Ndalimi i peshkimit të llojeve të caktuara të organizmave detarë" të Ligjit për Peshkimin Nr 64/2012 dhe Ligjit 80/2017. Të dy nenet theksojnë ndalimin e zenies së këtyre specieve.

Neni 37 - Ndalimi i peshkimit për lloje të caktuara të organizmave ujorë
1. Ndalohet peshkimi, mbajtja ne bord, transportimi, zbarkimi me qëllim ose konsumi për çdo periudhë, zonë dhe me çfarëdo mjeti ose pajisje të këtyre organizmave ujorë:
Paragrafi Emri species Emri shkencor i specieve
a) Koran lumi Salmo letnica lumi
b) korale Corallium spp
c) Trofta eger Salmo trutta magrostigma; Salmo marmoratus
d) Blini Acipenser sturio; Acipenser naccarii
e) Peshkaqen Cetorhinus maximus, Carcharodon carcharias
f) Lope deti Mobula mobular
g) Dateri Lithophaga lithophaga
h) Sfungjer spongidae
i) Gjitarë detarë (balena, delfinët, fokat)
j) Breshkat e detit Carretta carretta, Chelonia mydas and Dermochelys coreacea
k) Breshkat e ujit Emys orbicularis, Mauremys caspica
i) Zogjte detare
Me vendim të Këshillit të Ministrave, specie të tjera, që mund të përcaktohen se janë në rrezik, mund të shtohen në këtë listë.
2. Kapitenët e anijeve të peshkimit lëshojnë menjëherë zogjtë e detit të kapur aksidentalisht nga mjetet e peshkimit.
3. Sa është e mundur, speciet në shkronjat "a" deri "f" dhe "h" deri në "l", nga paragrafi 1 i këtij neni, të kapur aksidentalisht me mjete peshkimi, trajtohen me kujdes në bordin e anijes së peshkimit dhe lëshohen të gjallë dhe të padëmtuar në ujë.
4. Kapitenët e anijeve të peshkimit nuk zbarkojnë speciet e mësipërme, përveç nëse ato janë pjesë e një programi të aprovuar të shpëtimit dhe mbrojtjes ose, kur është e nevojshme, për të mundësuar rikuperimin e tyre kur lëndohen, pasi të informojnë inspektoratin përgjegjës për peshkimin përpara se anija e peshkimit hyn në port.
5. Llojet e mbrojtura të organizmave ujorë në kushtet e nenit 30 të ligjit nr.103 / 2016 për akuakulturën, përjashtohen nga paragrafi 1 i këtij vendimi.

Legjislacioni kombëtar shqiptar rregullon menaxhimin dhe mbrojtjen e specieve të rrezikuara në Nenin 37 të Ligjit Nr. 64/2012 për peshkimin, i ndryshuar. Lidhur me menaxhimin e specieve detare më të rrezikuara (perditesuar më 26 nëntor 2019) të renditura në shtojcat e vendosura nga Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së egër (CITES), në rastin e Shqipërisë, vetëm ngjala evropiane (Anguilla) anguilla) është një specie e përfshirë rishtas. Të gjitha dispozitat ligjore në lidhje me ngjalen evropiane janë përfshirë në Urdhrin Ministror Nr. 536, datë 27 Shtator 2019. "Miratimi i planit të menaxhimit të ngjalave Evropiane (Anguilla anguilla) në Shqipëri për periudhën 2019-2024" është botuar në Gazetën Zyrtare Nr. 134, 2019.

Shqipëria po merr pjesë gjithashtu në mënyrë aktive në iniciativat e ndryshme të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC). Brenda kornizës së Programit Global të UNODC për Luftimin e Kafshëve të Egra dhe Krimit Pyjor, Shqipëria së fundmi ka ndryshuar Kodin Penal me Ligjin Nr. 44/2019 të 18 Korrikut 2019. Sipas Nenit 202 të Ligjit Nr. 44/2019, vrasja, shkatërrimi , posedimi, blerja ose tregtimi i ekzemplarëve të specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër ose pjesëve ose nënprodukteve të tyre, në kundërshtim me kërkesat e një legjislacioni specifik kombëtar ose një leje përkatëse, përveç nëse një rast i tillë ka ndodhur në lidhje me një sasi të papërfillshme te këtyre ekzemplarëve që i përkasin specieve të mbrojtura nga pikëpamja biologjike dhe nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm në statusin e ruajtjes së specieve, përbën një krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

Vendimet përkatëse të GFCM:

Metodat dhe mjetet e peshkimit

Nenet 4, 16, 70, 89, 90, 107 dhe 108 të Ligjit per Peshkimin Nr. 64/2012 përshkruajnë lloje të ndryshme të mjeteve të peshkimit dhe metodat e peshkimit.

Për më tepër, Kapitulli III dhe Shtojca I dhe II i VKM Nr. 402 japin informacion shtesë në lidhje me pajisjet dhe metodat e peshkimit. Shtojcat I dhe II përshkruajnë në detaje mjetet dhe metodat e peshkimit, bashkëngjitjet e autorizuara posaçërisht dhe kërkesat për rrjetat fundore (koce).

Neni 16 (Ndalimet në peshkim dhe në zonat e veçanta) Ligji pë Peshkimin Nr. 64/2012
1. Ndalohen zënia, mbledhja dhe/apo tregtia e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë me eksplozivë, substanca kimike ose çdo mënyrë tjetër që vret, intoksikon apo i helmon ato.
2. Ndalohet mbajtja në breg e eksplozivëve apo substancave kimike që vrasin, helmojnë apo intoksikojnë peshkun dhe organizmat e tjerë ujorë.
3. Ndalohen përdorimi dhe mbajtja në bord e:
a) substancave toksike, narkotike dhe gërryese;
b) pajisjeve që gjenerojnë shkarkime elektrike;
c) eksplozivëve;
d) substancave që, nëse bashkohen së bashku, mund të shpërthejnë;
e) mjeteve me tërheqje, kryqeve të Shën-Andreas apo pajisjeve të ngjashme me to, që përdoren për mbledhjen e koralit të kuq dhe llojeve të tjera të koraleve apo organizmave të tjerë të ngjashëm me koralet;
f) çekiçëve pneumatikë ose pajisjeve të tjera me goditje për grumbullimin, sidomos të molusqeve dykapakorë të futur në shkëmb;
g) rrjetave fundore mbledhëse me madhësi hapjeje më të vogël se 40 mm për peshkarexha.
4. Ndalohet peshkimi në zonën e portit, rrugët e hyrjes, si dhe vendet e ankorimit.
5. Ndalohet peshkimi me trata koçe, draga, kurthe, koshilok, trata zalli, trata krahu bregdetare dhe rrjeta të ngjashme në fundet me bimësi, sidomos të Posidonia oceanica dhe fanerogameve të tjera detare.

Legjislacioni shqiptar i peshkimit ofron informacione të hollësishme për peshkimin me grepa (linjat ne thellesi apo në sipërfaqe) dhe kurthet për peshkimin në thellesi të krustaceve, megjithëse këto metoda të peshkimit nuk praktikohen në Shqipëri. Ekziston gjithashtu numri i përcaktuar maksimal i grepave për specie të ndryshme të peshkut, si dhe numri maksimal i kurtheve që mund të ketë një anije peshkimi.

Vendimet përkatëse të GFCM:

Zeniet e specieve jo-target (bycatch)

Neni 4 “Përkufizime”, pika 107 e Ligjit Nr. 64/2012 për peshkimin. Zeniet e specieve jo-target (bycatch) është zenia e peshkut që:

a) nuk i përket atij lloji peshku i cili është synuar për t’u kapur;

b) i përket një lloji që nuk është identifikuar si lloj shoqërues në lejen e marrë;

c) përfshin flakjet ekonomike dhe rregullatore;

ç) nuk përfshin peshkun, i cili lëshohet i gjallë në kuadrin e një programi çlodhës - argëtues “kap dhe lësho”.

Nuk ka masa të menaxhimit kombëtar për zëniet e specieve jo-target, përveç për peshkimin e tonit te kuq (Urdhri Ministrit Nr. 102 i 05 Shkurt 2019).

Të gjithë ekzemplarët te zëne si bycatch që janë gjallë duhet menjëherë të lëshohen përsëri në det.

Ne mbështetje te Urdhrit te ministrit nr. 402, datë 30.9.2021 “Për miratimin e rregullores ‘Për hartimin e planit për detyrimin e zbarkimit të hedhurinave të disa formave të peshkimit fundor në det’,” përafruar pjesërisht me Rregulloren (BE) nr. 2017/86 e deleguar e Komisionit Evropian e 20 tetorit 2016, mbi hartimin e planit për detyrimin e zbarkimit të hedhurinave të disa formave të peshkimit fundor në Detin Mesdhe. Zëniet për disa specie duhet te mbahen ne bord, regjistrohen, zbarkohen dhe llogaritur si pjese e kuotave (kur është e aplikueshme), duke përjashtuar peshkun e zënë te përdorur si karrem i gjalle.

Brenda kornizës së asistencës teknike të siguruar nga GFCM, Shqipëria po zbaton një program monitorimi te bycatch përmes vëzhguesve në anije të peshkimit (fundore dhe pelagjike, me rrethim dhe peshkim artizanal në shkallë të vogël) në katër portet e përcaktuara për të marrë të dhëna përfaqësuese mbi përbërjen e hedhurinave të zëna si bycatch, si dhe informacionin mbi zënien e rastësishme të specieve të cenuara.

Vendimet përkatëse të GFCM

Informacion tjetër i rëndësishëm

Neni 203 i Ligjit Nr. 44/2019 përcakton masat kundër ndotjes së deteve, lumenjve, liqeneve ose burimeve kumulative të rrjetit dhe shpërndarjes së ujit me substanca toksike, radioaktive ose substanca të tjera që mund të prishin ekuilibrin ekologjik. Akte të tilla dënohen me burgim prej një deri në pesë vjet. E njëjta vepër, kur shkakton pasoja të rënda për shëndetin e njeriut, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Masat e monitorimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes

Masat MCS në legjislacionin shqiptar përfshihen në aktet e mëposhtme:

Rregjistri dhe identifikimi I anijeve te peshkimit

Paragrafët 2, 17, 19, 20 dhe 50 të nenit 4 "Përkufizimet" të për Peshkimin Nr 64/2012 përshkruajnë çështjet ne lidhje me regjistrin e flotës dhe identifikimit të anijes.

Informacioni në lidhje me regjistrin e flotës dhe identifikimin e anijes përfshihet në aktet ligjore në vijim:

  • Nenet 32, 33, 101 dhe 102 te ligjit te Peshkimit Nr. 64/2012;
  • Paragrafet 5-7 te Kreut VI te VKM Nr. 402;
  • Paragrafet 15-20 te Kreut III te VKM Nr. 407 sigurojnë informacione shtesë në lidhje me shënjimin dhe identifikimin e anijeve të peshkimit;
  • Nenet 29 dhe 30 të Rregullores Nr. 1 japin informacione shtesë në lidhje me Regjistrin Kombëtar të Flotës;
  • Urdhri Ministror Nr. 614 i datës 3 Dhjetor 2021 për zbatimin e Rezolutës GFCM GFCM / 44/2021/6, për disa ndryshime ne rezolutën Nr. GFCM/41/201/6 për aplikimin e numrit IMO

Shqipëria ka një regjistër flote për anijet e peshkimit artizanal, i perditesuar çdo vit, që përmban emrin e secilës anije dhe numrin e regjistrimit, së bashku me portin e saj të regjistrimit dhe portin e zbarkimit, vitin e ndërtimit, gjatesine e pergjithshme (LOA), tonazhin bruto (GT) , fuqine motorike Hp ose kW dhe mjetet e peshkimit te përdorura.

Vendimet përkatëse të GFCM:

Masat e shtetit portual

Shqipëria ratifikoi PSMA-në me Ligjin 10/2017 të datës 2 shkurt 2017 dhe e shpalli atë me Dekretin Nr. 10008 të datës 15 shkurt 2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. REC.GFCM 32/2008/1, Rregullorja e Këshillit (KE) Nr. 1005/2008 dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 1010/2009 japin informacione në lidhje me Masat e Shtetit Portual.

Paragrafi 1 i nenit 4, neni 80, 81, 98 dhe 99 i Ligjit për Peshkimin Nr 64/2012 japin informacion shtesë në lidhje me PSM.

VKM Nr. 302 eshte në përputhje me Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 1005/2008 dhe Rregulloren e Komisionit (KE) Nr. 1010/2009 dhe zbaton Rekomandimin GFCM GFCM / 40/2016/1. Paragrafët 1-8, 11, 14 dhe 16 të Kapitullit I të VKM gjithashtu ofrojnë informacion shtesë në lidhje me PSM.

Paragrafi 4 i Kapitullit VI të VKM nr. 402 jep informacionin e mëposhtëm në lidhje me portet e përcaktuara:

"Në zbatim të nenit 98 të ligjit nr. 64/2012 e datës 31 maj 2012 "Për peshkimin", zeniet e realizuara nga anijet e peshkimit fundor, pellagjik, me rrethim, me linje grepash fundore ose siperfaqesore, dragat hidraulike mund të zbarkohen dhe tregtohen për herë të parë vetëm në porte të percaktuara nga Ministria. Portet e përcaktuara janë Shëngjini, Durrësi, Vlora dhe Saranda (neni 40 i Rregullores Nr.1)."

Vendimet përkatëse të GFCM:""

  • Rekomandimi GFCM / 40/2016/1 për një skemë rajonale për masat e shtetit portual për të luftuar aktivitetet e paligjshme, të paraportuara dhe të parregulluara të peshkimit në zonën e aplikimit të GFCM.

Libri zenieve dhe detyrimi i zbarkimit

Legjislacioni shqiptar për librin e zenieve dhe detyrimin e zbarkimit bazohet në Rekomandimin GFCM / 35/2011/1 dhe Rregulloren e Këshillit (KE) Nr 1224/2009. Nenet 74, 75, 77-79, 82-83 të Ligjit për Peshkimit Nr 64/2012 përshkruajnë librin e zenieve dhe detyrimin e zbarkimit. Paragrafët 35-47 të VKM Nr. 407 japin informacion shtesë në lidhje me librin e zenieve dhe detyrimin e zbarkimit.

Në veçanti, kapitenët ose pronarët e anijeve të peshkimit me gjatësi të barabartë ose më shumë se 12 metra duhet të regjistrojnë në mënyrë elektronike të gjithë informacionin e përmendur në nenin 74 të Ligjit Nr. 64/2012 mbi peshkimin, të cilat dërgohen në mënyrë elektronike në qendrën detare operacionale ndërinstitucionale ( IOMC) të paktën një herë në 24 orë. Informacioni, sipas pikës 1 të nenit 77, duhet të transmetohet në fund të udhëtimit të peshkimit dhe para hyrjes në port.

Ekzistojnë katër vende zbarkimi për peshkimin artizanal. Sidoqoftë, vetëm disa anije te tilla janë të detyruara të raportojnë uljet në këto pika të caktuara. Shërbimet e ofruara nga këto vende zbarkimi janë zona shërbimi të ankorimit, ankorime, depo frigoriferike, shërbime të ujit të pijshëm dhe makina akulli.

Vendimet përkatëse të GFCM:

Inspektimi

Legjislacioni shqiptar mbi inspektimet bazohet në Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 1224/2009 dhe Rregulloren e Komisionit për Zbatimin (BE) Nr 404/2011, si dhe Rekomandimet përkatëse të lartpërmendura të GFCM.

Nenet 2, 4, 67, 68, 86 dhe 109 te Ligjit për Peshkimin Nr 64/2012 përcaktojne përkufizime dhe konsiderata të përgjithshme lidhur me inspektimin dhe kontrollin.

Nenet 121-124 të Kapitullit XX të Ligjit për Peshkimit Nr 64/2012 gjithashtu parashikojnë norma në lidhje me inspektimin.

VKM Nr. 407 përshkruan në kapituj të ndryshëm inspektimin, kontrollin e tregtisë, mbikëqyrjen dhe inspektimin, detyrimet e operatorëve etj.

  • Paragrafët 1-6 të Kapitullit I japin konsiderata të përgjithshme
  • Paragrafët 73-74 të Kapitullit VI japin detyrat e inspektorëve për kontrollin e tregtisë
  • Paragrafët 100-102 të Seksionit II të Kapitullit VIII japin rregullat për vëzhguesit në bord
  • Paragrafët 103-117 të Seksionit III të Kapitullit VIII japin informacion të detajuar në lidhje me inspektorët dhe detyrat e tyre
  • Paragrafët 118-119 të Kapitullit X përshkruajnë detyrat e operatorëve gjatë një inspektimi

Nenet 46-50 të Rregullores Nr.1 japin informacion më të detajuar në lidhje me inspektimin, misionin e inspektorëve, identifikimin e tyre etj.

Vendimet përkatëse të GFCM:

Sistemi monitorimit te anijeve (VMS)

Shqipëria zbatoi VMS në flotën e saj në 2011 dhe sistemi funksionoi deri në vitin 2016. Në fillim të vitit 2017 për shkak të çështjeve teknike sistemi është mbyllur dhe Shqipëria aktualisht po punon për ringritjen e tij me ndihmën teknike të GFCM. Legjislacioni shqiptar transpozoi plotësisht Rekomandimin GFCM / 33/2009/7, Rregulloren e Këshillit (KE) Nr 1224/2009 të 20 nëntorit 2009 dhe Rregulloren për Zbatimin te Komisionit (BE) Nr. 404/2011 të 8 Prillit 2011.

Nenet 71-73 te Ligjit për Peshkimin Nr. 64/2012 parashikojne normat për VMS. Në Shqipëri, të gjitha anijet e peshkimit me një gjatësi të barabartë ose më shumë se 12 metra do të instalojnë në bord pajisjen përkatëse që mundëson identifikimin dhe lokalizimin e tyre automatik, të menjëhershëm, në intervale të rregullta, përmes transmetimit të të dhënave për vendndodhjen përkatëse në sistemi satelitor. Informacioni transmetohet në Qendrën Operative Detare Ndërministrore (IMOC / QNOD).

Paragrafët 22-31 dhe 34 të Kapitullit IV “Sistemi i kontrollit të anijes së peshkimit" të VKM Nr. 407, datë 8 maj 2013, që përcakton një protokoll kontrolli për të garantuar zbatimin e politikave dhe rregullave të menaxhimit në peshkim, japin informacion të detajuar në lidhje me VMS.

Vendimet perkatese të GFCM:

  • Rekomandimi GFCM/33/2009/7 në lidhje me standardet minimale për krijimin e një sistemi të monitorimit të anijeve në zonën e aplikimit të GFCM;
  • Rezoluta GFCM/38/2014/1 mbi Udhëzimet për VMS lidhur me sistemet e kontrollit në fushën e kompetencave të GFCM;
  • Rezoluta GFCM/43/2019/3 mbi zbatimin e një sistemi monitorimi anijesh dhe një regjistri elektronik në zonën e aplikimit të GFCM.

Rregullore dhe sanksione për peshkimin e paligjshem, të paraportuar dhe të parregulluar (PPP)

Rregulloret dhe sanksionet e peshkimit PPP përfshihen në legjislacionin shqiptar në Ligjin për Peshkimin Nr. 64/2012 dhe VKM Nr. 302 të 10 Prill 2013 "Krijimi i një sistemi për parandalimin, shkurajimin dhe eleminimin e peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar dhe krijimin e një skeme çertifikimi te zenjeve në peshkim ”. Kjo VKM është në përputhje me Rregulloren e Këshillit (KE) Nr. 1005/2008 të 29 Shtatorit 2008 dhe Rregullores së Komisionit (KE) Nr. 1010/2009 të datës 22 Tetor 2009, si dhe me Rekomandimin GFCM / 33/2009/8.

Paragrafi 60 i nenit 4 "Përkufizime" të Ligjit për Peshkimin Nr 64/2012 përcakton peshkimin PPP në përputhje me Planin Ndërkombëtar të Veprimit për Parandalimin, Shkurajimin dhe Eliminimin e Peshkimit të Paligjshëm, të Raportuar dhe Parregulluar (IPOA-IUU).

Nenet 117 dhe 118 të Ligjit për Peshkimin Nr 64/2012 gjithashtu përcaktojnë norma shtesë në lidhje me peshkimin PPP.

Nenet 126-131 ne nje Kapitull të vecante të Ligjit për Peshkimin Nr 64/2012 përfshijnë norma në lidhje me sanksionet në drejtim të kundërvajtjeve administrative (gjobave), dënimeve shtesë, sistemit të pikave për shkelje të rënda dhe ankesat.

Neni 128 - Kundërvajtjet administrative
Paragrafi A - Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:
Pika Pershkrimi Gjoba
1 Hedhja e mbeturinave të lëngshme apo të ngurta që krijojnë efekte negative në cilësinë e mjedisit ujor, në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “a” të nenit 7 të këtij ligji Dënohet sipas legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit
2 Lëshimi i llojeve të peshkut joindigjenë dhe/ose organizmave të tjerë ujorë, llojeve të peshkut të modifikuara gjenetikisht ose organizmave të tjerë ujorë, në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “b” të nenit 7 të këtij ligji, në hapësirën detare dhe në ujëra të brendshme Nga 100.000 deri 500.000 lek
3 Aktivitetet nënujore, që synojnë peshkimin në vende ku nuk është marrë më parë leje prej autoritetit menaxhues përgjegjës, në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “c” të nenit 7 të këtij ligji Nga 10.000 deri 50.000 lek
4 Kapja e të vegjëlve, llojeve të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë të paarrirë për t’u riprodhuar ose me përmasa përtej atyre të parashikuara në aktet nënligjore, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji Nga 100.000 deri 500.000 lek
5 Ushtrimi i aktivitetit të peshkimit dhe marrja ose shkatërrimi i faunës dhe florës në zonat e mbrojtura ujore, në kundërshtim me dispozitat e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 12 të këtij ligji Nga 200.000 deri 1.000.000 lek
6 Hedhja apo shfrytëzimi i rërës ose zhavorrit, shkarkimi apo zhvendosja e ujërave apo çdo materiali tjetër ndotës, si edhe ndërhyrja, prishja apo shkatërrimi i mjedisit në zonat e mbrojtura ujore, në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 12 të këtij ligji Nga 400.000 deri 2.000.000 lek
7 Ndërtimi i strukturave në tokë apo në ujë në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 12 të këtij ligji Nga 600.000 deri 3.000.000 lek
8 Ndërmarrja apo kryerja e aktiviteteve të tjera që mund të kenë një ndikim negativ mbi ekosistemin e zonës së mbrojtur në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “d” të pikës 1 të nenit 12 të këtij ligji Nga 200.000 deri 1.000.000 lek
10 Zënia e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë me eksplozivë, substanca kimike ose çdo mënyrë tjetër që vret, intoksikon apo helmon, në kundërshtim me dispozitat e pikës 2 të nenit 16 të këtij ligji Nga 500.000 deri 2.500.000 lek
11 Mbajtja në bord apo në breg e eksplozivëve apo substancave kimike që vrasin, helmojnë apo intoksikojnë peshkun dhe organizmat e tjerë ujorë, në kundërshtim me dispozitat e pikës 2 të nenit 16 të këtij ligji Nga 500.000 deri 2.500.000 lek
12 Përdorimi dhe mbajtja në anije e substancave apo pajisjeve, sipas pikës 3 të nenit 16 të këtij ligji Nga 500.000 deri 2.500.000 lek
13 Shkelja e nenit 16 pika 4 të këtij ligji Nga 500.000 deri 2.500.000 lek
15 Ushtrimi i peshkimit pa qenë i regjistruar në regjistrin e anijeve të peshkimit, sipas përcaktimeve të nenit 32 të këtij ligji Nga 5.000 deri 10.000 lek
17 Shkelja e dispozitave të nenit 34 të këtij ligji Nga 30.000 deri 50.000 lek
18 Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit prej një anijeje të huaj në ujërat e Republikës së Shqipërisë Nga 20 million deri 45 million lek. Anija e peshkimit qëndron e bllokuar deri në pagesën e plotë të gjobës së vendosur. Shpenzimet e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së anijes së bllokuar përballohen nga kundërvajtësi.
19 Peshkimi, mbajtja në bord, transitimi në barkë dhe anije, zbarkimi i qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum e llojeve të mbrojtura të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë, në kundërshtim me dispozitat e pikës 1 të nenit 37 të këtij ligji Nga 1.000.000 deri 5.000.000 lek
21 Mbledhja dhe/apo tregtia e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë të zënë me eksplozivë, substanca kimike ose çdo mënyrë tjetër që vret, intoksikon apo helmon Nga 100.000 deri 500.000 lek
22 Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit amator, pa qenë i pajisur me autorizimin përkatës ose në kundërshtim me dispozitat e neneve 40 e 42 të këtij ligji Nga 500 deri 1.000 lek
23 Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit turistik, pa qenë i pajisur me autorizimin përkatës ose në kundërshtim me dispozitat e neneve 40 e 42 të këtij ligji Nga 50.000 deri 100.000 lek
24 Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit çlodhës - argëtues në kundërshtim me dispozitat e nenit 45 të këtij ligji a) Nga 5.000 deri 10.000 lek

pa mjet lundrues b) Nga 50.000 deri 100.000 lek në rast se për kryerjen e shkeljes përdoret mjet lundrues.

26 Ushtrimi i peshkimit, pa qenë i pajisur me leje apo në kundërshtim me kushtet e parashikuara në të, sipas dispozitave të nenit 30 të këtij ligji Nga 200.000 deri 1.000.000 lek
27 Ushtrimi i peshkimit, pa qenë i pajisur me autorizim apo në kundërshtim me kushtet e parashikuara në të, sipas dispozitave të nenit 69 të këtij ligji Nga 200.000 Lek deri 1.000.000 lek
28 Mosshënjimi i mjeteve lundruese dhe veglave të peshkimit, sipas nenit 70 të këtij ligji Nga 5.000 deri 10.000 lek
29 Mosinstalimi i pajisjeve, sipas nenit 72 të këtij ligji, manipulimi i tyre, shuarja ose nxjerrja jashtë përdorimit për një periudhë të caktuar kohe ose përfundimisht Nga 500.000 deri 1.000.000 lek, sikurse ndalimi i aktivitetit të peshkimit të mjetit lundrues, sipas pikës 8 të nenit 72 të këtij ligji
30 Mosrespektimi i detyrimeve në lidhje me regjistrimin dhe deklarimin e të dhënave në lidhje me zëniet ose të dhënave të lidhura me to në librin e anijes, të regjistrimit elektronik, të lajmërimit paraprak, dhe deklaratën e zbarkimit, sipas detyrimeve të neneve 74 deri 82 të këtij ligji Nga 5.000 deri 10.000 lek
31 Mosrespektimi i detyrimeve, sipas nenit 83 të këtij ligji, në lidhje me deklaratën e zbarkimit Nga 5.000 deri 10.000 lek
32 Peshkimi mbi normat e lejuara në zonat e peshkimit, për të cilat ka një regjim të përcaktuar peshkimi, si dhe shkelja e procedurave dhe dispozitave të përcaktuara në nenet 88 deri 90 të këtij ligji Nga 50.000 deri 100.000 lek si dhe me konfiskimin e sasive mbi kuotat e lejuara
33 Shkeljet nga ana e anijeve të peshkimit që nuk janë të pajisura me sistemin e monitorimit në anije apo që nuk transmetojnë të dhënat e librit të anijes së peshkimit dhe që janë subjekt i një regjimi sforcoje peshkimi të dispozitave të përcaktuara në nenet 91 dhe 92 të këtij ligji Nga 50.000 deri 100.000 lek
34 Transbordimi i zënieve nga një anije në tjetrën, në porte ose vende të pamiratuara, sipas përcaktimeve të nenit 99 të këtij ligji dhe në kundërshtim me nenin 98 të këtij ligji Nga 10.000 deri 50.000 lek
35 Përdorimi i një fuqie tjetër motorike, zëvendësimi i saj me një tjetër motor me tjetër fuqi apo përdorimi i një fuqie tjetër të modifikuar teknikisht, kur kjo e fundit nuk është certifikuar zyrtarisht nga Regjistri Detar, në shkelje të nenit 102 të këtij ligji Nga 10.000 deri 50.000 lek
36 Shkeljet e dispozitave të neneve 105 dhe 106 të këtij ligji Nga 10.000 deri 50.000 lek si dhe kontrollin e anijes së peshkimit në daljen e saj më të parë në port
37 Shkelja e dispozitave të nenit 107 të këtij ligji Nga 10.000 deri 50.000 lek
38 Shkelja e dispozitave të nenit 108 të këtij ligji Nga 30.000 deri 50.000 lek
39 Mosparaqitja e certifikatës së origjinës së produkteve peshkore, me qëllim identifkimin e zonës përkatëse të origjinës nga operatorët përgjegjës për zënien, shitjen, magazinimin ose transportimin e tyre, në shkelje të pikës 2 të nenit 109 të këtij ligji, si dhe shkelja e dispozitave të pikës 1 të nenit 110 dhe të pikës 1 të nenit 111 të këtij ligji Nga 50.000 deri 100.000 lek
40 Hedhja në treg, importi ose eksporti i prodhimeve peshkore nga peshkimi PPP, për rastet e tjera të paparashikuara në pikat e mësipërme të këtij neni Pesëfishi i vlerës së prodhimeve peshkore, si dhe me konfiskimin e tyre
Paragrafi B - Të drejtën e gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në këtë nen, e ka Inspektorati i Peshkimit
Paragrafi C - Procedurat e ekzekutimit të gjobave bëhen në përputhje me ligjin nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”

Neni 204 i Ligjit Nr. 44/2019 përcakton masat e marra kundër peshkimit gjatë periudhave te  mbylljes, duke përdorur mjete të ndaluara, në vende të ndaluara dhe me mjete të paligjshme. Akte të tilla dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Peshkimi i ndërmarrë me mjete te rrezikshme si eksplozivë, substanca helmuese, etj dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Vendimet perkatese të GFCM:

Informacione të tjera të rëndësishme

Në kuadër të Programit Global të Krimit Detar të UNODC, në 19 Qershor 2002 Shqipëria ratifikoi Konventën e vitit 1988 për Shtypjen e Akteve të Paligjshme kundër Sigurisë së Lundrimit Detar.

Lidhur me Programin e Kontrollit të Kontejnerëve, Programi i Kontrollit të Kontejnerëve UNODC-WCO (CCP) në Evropën Juglindore po mbështet qeveritë e Shqipërisë. Njësia e parë e Kontrollit Portual (PCU) është krijuar në portin detar të Durrësit (Shqipëri), që nga viti 2014.

Shqipëria ratifikoi Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar në 21 Gusht 2002 dhe miratoi Ligjin Nr. 10192 në 3 Dhjetor 2009 "Për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar".

AKUAKULTURA

Sfondi historik i sektorit të akuakulturës dhe legjislacionit të saj në Shqipëri

Përvoja shqiptare në akuakulturë ekstensive dhe gjysmë intensive ka fillesat e saj në fillimin e viteve '60. Gjatë kësaj dekade filloi ndërtimi i ekonomive të para të prodhimit të rasatit të krapit dhe më vonë të rasateve të troftës së Liqenit të Ohrit në Pogradec. Rasatet e prodhuara në keto ekonomi u përdorën për peshkezimin e krapit në liqenet natyrore dhe rezervuaret artificiale, ndërsa te larvat e troftës u peshkezuan në Liqenin e Ohrit.

Për herë të parë në 1978 u importua nga Italia trofta ylber. Në fillim të viteve 1980 u ndërtua në Sarandë ekonomia e rasateve dhe e proshimit te peshkut trofte me një sipërfaqe totale prej rreth 5 ha. Kjo ekonomi arriti një prodhim mesatar vjetor prej 1 milion rasate trofte dhe prodhoi rreth 300 ton trofte per treg. Gjatë këtyre viteve (1981-1988) u ndërtuan shumë ferma dhe ekonomi rasati për speciet e peshkut të familjes së krapit (24 ekonomi rasati me sipërfaqe totale 210 ha). Prodhimi I rasateve arrinte ne rreth 30 milion në vit dhe përdoreshin për peshkezimin e liqeneve natyrore dhe artificiale, si dhe ne fermat e ndryshme të rritjes së peshkut. Deri në fund të viteve 80, të gjitha fermat e akuakultures ishin nën pronësinë e shtetit dhe kishte vetëm dy Udhëzues Teknologjike për të mbështetur veprimtarinë e akuakultures.

Pas rënies së sistemit të centralizuar në 199, në Shqipëri filluan iniciativat e para për zhvillimin e veprimtarisë private të akuakultures. Kjo gjithashtu kërkoi hartimin e një baze ligjore për t'iu përgjigjur nevojave të biznesit privat në këtë fushë. Legjislacioni bashkëkohor shqiptar në fushën e akuakulturës ka fillimin me Ligjin Nr. 7908 mbi Peshkimin dhe Akuakulturën 1995, i bazuar kryesisht në parimet e Kodit të Sjelljes të FAO për Peshkimin të Përgjegjshëm. Në këtë ligj, ishin vetëm 4 nene (27-30) në lidhje me akuakulturën: Liçensa e Akuakulturës (neni 27), Kushtet e licencës së akuakultures (neni 28), Kohëzgjatja e licencës (neni 29), Ndryshimet në ferma (neni 30).

Zhvillimi i shpejtë i sektorit të akuakultures deri në fund të vitit 2000 dhe detyrimet e pjesëmarrjes së Shqipërisë në organizatat rajonale të peshkimit si dhe orientimi i vendit drejt BE kërkuan një bazë të re ligjore për këtë sektor. Nga ana tjetër, konflikte të hapura ose të fshehura të operatorëve të akuakultures me përdoruesit e tjerë të tokës ose ujit, si dhe zhvillimet në sektorin e turizmit dhe qasja gjithnjë e më miqësore ndaj mjedisit, që kërkohet nga një numër i akteve ligjore në drejtim të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit , krijoi kushtet për hartimin e një ligji të veçantë për akuakulturën.

Ligji Nr. 103/2016 Mbi Akuakulturën, datë 20.10.2016 plotëson pjesën ligjore që rregullon veprimtarinë e akuakulturës duke krijuar mundësitë e zhvillimit të këtij sektori në përputhje me standardet më të mira në botë dhe ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ky ligj është i ndarë në 11 kapituj dhe ka gjithsej 52 nene. Risia e këtij ligji, bazuar në përvojën e vendeve anëtare të BE-së, është mënyra e planifikimit të zhvillimit të akuakultures. Kjo bazohet në rekomandimet e Komitetit të Akuakulturës (CAQ / GFCM), në konceptin e AZA (Zona e Alokimit të Akuakulturës). Ky proces përfshin një planifikim hapësinor ose një sistem zonimi, i realizuar në nivel lokal dhe / ose kombëtar.

Autorizimet dhe licencat administrative

Bazuar në Ligjin Nr. 103/2016 Mbi Akuakulturën, sipërfaqet e përcaktuara nga AZA do t'i nënshtrohen konkurrimit publik për mënyrën më të mirë të zhvillimit të akuakulturës, brenda kornizës së lejuar nga AZA. Konkurrimi publik, natyrisht, përjashton ato zona që janë në pronësi private, të cilat mund të përfshihen si zona ku zhvillimi i akuakulturës është përparësi. Në këtë mënyrë, projektet më të mira për një zhvillim të përgjegjshëm të akuakultures do të garojnë.

Ekzistojnë disa nene në ligj në lidhje me autorizimet dhe licencat administrative, si nenet 8, 9, 10, 13, 15, 16.

Ndikimi në aktivitete të tjera

Ligji përcakton standardet mjedisore në përputhje me legjislacionin në fushën e ruajtjes së mjedisit, natyrës dhe biodiversitetit, në lidhje me respektimin e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të veprimtarisë. Nenet 28-31, 34-35 Ligjin Nr. 103/2016 Mbi Akuakulturën.

Zonat e Përcaktuara per Akuakulture (ZPA)

Risia e këtij ligji, bazuar në përvojën e vendeve anëtare të BE-së, është mënyra e planifikimit të zhvillimit të akuakultures. Kjo bazohet në rekomandimet e Komitetit të Akuakulturës (CAQ / GFCM), në konceptin e AZA (Zona e Alokimit të Akuakulturës). Ky proces përfshin një planifikim hapësinor ose një sistem zonimi, i realizuar në nivel lokal dhe / ose kombëtar dhe përshkruhet në nenet 4-7 Ligjin Nr. 103/2016 Mbi Akuakulturën.

Mbështetur ne VKM Nr. 113, date 17.2.2021 “Për miratimin e dokumentit udhëzues të politikave mbi zonat e përcaktuara për akuakulturë (ZPA) në Shqipëri” janë identifikuar zonat detare te përshtatshme ne te cilat mund te zhvillohet akuakultura detare. Deri tani vetëm ZPA per rritjen e tonit te kuq ne kosha ne zonën e Sarandes eshte miratuar, zonat e tjera do te miratohen me vone.

Vendimet perkatese të GFCM:

Ngarko informacione në GFCM-lex:

• Për të ngarkuar një legjislacion të ri kombëtar në GFCM-Lex, ju lutemi paraqisni informacionin në formën e mëposhtme në internet: Përditësimi i Legjislacionit Kombëtar GFCM-Lex

• Për të ngarkuar informacione të reja në Profilin e Vendit, ju lutemi paraqisni atë në formën e mëposhtme në internet: Përditësimi i Profilit të Vendit GFCM-Lex.